Si funksionon restoranti në sektorin terciar?

autore articolo rexhina prifti data articolo 24 August 2018 commenti articolo 0 commenti

Duke folur për shërbimin në restorante , do të thotë të nënkuptojmë një shërbim që lidhet  drejtpërdrejtë me  individët ku ka më së shumti kontakt njerëzor.

Edhe në qoftë se evolucioni teknologjik po lejon këtë formë shërbimi, përveç faktit  që po ndodh  në formë të drejtpërdrejtë, shprehet edhe nëpërmjet formave të tjera , si p.sh. në shpërndarjen e ushqimit,   përmes një platforme ose aplikacioni  dhe  ushqimi  vjen pas një kohe të shkurtër të dorëzuar direkt në shtëpinë tuaj, në punë dhe kudo që të doni.

Restoranti, i cili për disa aspekte të përgjithshme nuk njeh krizë, në disa modele tradicionale kanë ndërmarrë hapa prapa, ky sektor tregon një tendencë të jashtëzakonshme rritjeje, me konsumin dhe në veçanti atë të ngrënies jashtë shtëpisë e cila ka përqindje të lartë të rritjes.

Kjo nuk bën asgjë më shumë se të nxisë zhvillimin e aktiviteteve dhe të ndërtojë shërbimet më të mira të mundshme për të plotësuar nevojat e reja të njerëzve.

Rrugët në të cilat është zhvilluar restoranti

Ne mund të identifikojmë se si funksionojnë restorantet në sektorin terciar: në fakt, dallohen forma të ndryshme të cilat diferencohen në restorante komerciale, kolektive  dhe shërbimin e kateringut dhe të banketit.

Restorantet komerciale  përfshijne  degën e hotelit, restorantin tipik, atë të shpejtë dhe atë të udhëtimit.

Restoranti tradicional, piceri, tavernë, restorant , restorant gustator , agroturizëm;
Restoranti i  hotelit;
Fast food, spageti, tavoline e nxehte, merre dhe largohu;

Restorante  hekurudhore, ajrore dhe detare.
Nga ana tjetër, ushqimi kolektiv ka për qëllim kategoritë e përcaktuara mirë, pra një numër i madh njerëzish që i përkasin një grupi që duhet të përdorë të njëjtin shërbim.

Këta nuk janë klientë të rastit, por konstante dhe  të  shpeshtë, kostoja e shërbimit nuk është në kurriz të grupit, kompanisë apo realitetit në të cilin ata i përkasin. Kështu mund të dallojmë:

Furnizimin e  biznesit;
Shkollat;
Qendrat sociale-shëndetësore;
Komuniteti;
Asistenca.
Kateringu dhe  dhe banketi nga ana tjetër, shprehin konceptin e shërbimit të vërtetë  në botën e restoranteve; ku restoranti kryesisht merret  me furnizimin me ushqime kolektive, ndërsa banketi , i cili konsiston në organizimin e  banketave në ambiente private, paraqet një alternativë vazhdimisht në rritje për llojin e restoranteve apo atyre të hoteleve.

Prandaj, duke identifikuar diferencimet midis fushave të ndryshme, bëhet më e qartë për të kuptuar se si funksionon sektori i restoranteve në sektorin terciar.

Shije dhe estetikë

Për të kuptuar plotësisht se si funksionon restoranti  në sektorin terciar, duhet të ndalemi edhe në disa detaje që janë të ndryshme sipas formave të restoranteve që kemi përmendur.

Në fakt, kur flasim për atë restorantin komercial, është individi që zgjedh gjellën sipas dëshirës dhe shijes së tij, midis të gjitha llojeve që ofron çdo lloj restoranti për klientët e saj,

Gjithashtu në rastin e restoranteve të një niveli të caktuar ose sipas llojit të kuzhinës në të cilën ofrohet oferta, edhe enët kanë një paraqitje të një niveli të caktuar estetik.

Kjo për shkak se çdo aktivitet i restoranteve synon unikalitetin dhe sepse kuzhina është gjithashtu një formë e vërtetë arti .

Koncepte të njëjta edhe në shërbimet e hotelerisë dhe banketit, ku duhet të prezantoni mirë restorantin tuaj  janë të rëndësishme për te mare komente pozitive për të vazhduar të keni treg dhe kërkesë.

Sidoqoftë, në rastin e furnizimit me ushqim të përbashkët, faktorët e tjerë hyjnë në lojë: përveç higjienës dhe sigurisë së ushqimit, ka më pak vëmendje ndaj estetikës së gjellës, por më shumë kontroll dhe ekuilibër nga pikëpamja ushqyese.

Pjatat realizohen nga kontributi i përbashkët i kuzhinierëve, dietologëve  dhe personelit mjekësor, me mbikëqyrjen e ekspertëve të higjienës.

Përfundime

Panorama  jonë e përgjithshme na ka dhënë pika të rëndësishme se si punon sektori i restoranteve  në sektorin terciar; një sektor që përfaqëson një pjesë të mirë të ekonomisë dhe është në gjendje të ndryshojë nga metodat tradicionale në më të avancuara, gjithmonë duke ofruar shërbime më komplekse.

Një fushë në të cilën marrëdhënia me konsumatorin është thelbësore, ku besimi i ndërsjellë është i rëndësishëm; për më tepër, fleksibiliteti i përdorimit të burimeve është i rëndësishëm në mënyrë që ato të përshtaten me preferencat e konsumatorëve në momente sezonale ose ciklike që ndjekin njëra-tjetrën.

Informatika , televizioni dhe globalizimi kanë pasur një ndikim të madh në rritjen e këtij sektori dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në vitet e ardhshme, me pasoja të parashikuara  në mënyrë të saktë.

Si funksionon restoranti në sektorin terciar? ultima modifica: 2018-08-24T15:54:53+00:00 da rexhina prifti