Menaxhimi i magazines se nje restoranti

autore articolo rexhina prifti data articolo 17 January 2019 commenti articolo 0 commenti

Menaxhimi i magazinës së një restoranti kërkon një kontroll shumë të kujdesshëm të shpenzimeve dhe një llogaritje të saktë  te lekeve.

Me  gjithë disponueshmërinë e programeve të sigurta dhe të thjeshta për t’u përdorur, njerëzit  mbështeten në analiza të bëra me letër, stilolaps dhe makine llogaritese.

Shpesh rezultati i një menaxhimi të ngjashëm, për fat të keq, është ndërprerja e aktivitetit.
Rruga që çon në sukses gjithashtu kalon përmes një kontrolli efikas të inventarit të restorantit.

Mbajtja e magazinës nën kontroll me një sistem të menaxhimit lejon:

1.rezervat e artikujve;
2.menaxhimi i centralizuar i rezervave të lëndëve të para (restorant dhe bar);
3.dërgimin e urdhrave tek furnizuesit;
4.regjistrimin dhe kontrollin e faturave të blerjes;
5.optimizimi i operacioneve të ngarkimit dhe shkarkimit;

Përveç mbikqyrjes  dhe kontrollit të stokut në restorant, mund të analizoni lehtësisht statistikat.

Të dhënat përditësohen në kohë reale dhe raportet mund të personalizohen sipas nevojës.

Çdo proces i lidhur me administrimin e stoqeve është i automatizuar për të optimizuar menaxhimin e magazines me një kontroll të menjëhershëm të stoqeve .

Menaxhimi teknologjik i magazinës ju lejon të kontrolloni praninë e produkteve në dispozicion për të vendosur porosi.I  gjithë dokumentacioni i nevojshëm, porosite prodhohen dhe ruhen nga softueri.

Verifikimi në kohë i çdo mungese produkti lejon identifikimin dhe kontrollin e mashtrimeve nga punonjësit.

Falë historisë së porosive dhe konsumit, kalkulohen kostot reale të lëndëve të para dhe produkteve.

Ju gjithashtu mund të krahasoni furnizuesit dhe të identifikoni ato më konkurrueset.

Pas përcaktimit të sasive minimale dhe maksimale të secilit produkt, programi do të menaxhojë automatikisht krijimin e porosive.

Mundësia për të menaxhuar me lehtësi kontabilitetin dhe inventarin na lejon të ndërhyjmë:

në shitje: pajisje mobile për menaxhimin e tavolinave, porosive, llogarive;

në pjata: organizimi i pjatave, pijeve, ndryshimeve në porosi dhe dergesa e porosive  në kuzhinë;

për ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve të blera dhe të shitura;

monitorimin e stoqeve dhe sasive në magazinë; analizën e kostos dhe të ardhurave;

llogaritja e çmimeve bazuar në koston e blerjes së lëndëve të para;

llogaritja e shitjeve ditore (mbyllja e kases) eshte  periodike.

Menaxhimi i magazines se nje restoranti ultima modifica: 2019-01-17T22:41:13+00:00 da rexhina prifti